VIDEO/ Qëndra shëndetësore e parë në vendin tonë, kryebashkiaku demokrat i Vaut të Dejës mban premtimin

VIDEO/ Qëndra shëndetësore e parë në vendin tonë, kryebashkiaku demokrat i Vaut të Dejës mban premtimin

20:42, 06/06/2019
A+ Aa A-

U inagurua sot në Vaun e Dejës qëndra shëndetësore, e cila vjen si kontribut I programit IADSA që financohet nga qeveria italiane dhe Bashkia Vau Dejës. 

Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo është pritur në këtë ceremoni nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, I cili në fjalën e tij përvec falenderimit për kontributin e dhënë nga Italia në këtë investim, deklaroi se kjo qëndër shëndetësore është e para e këtij lloji në Shqipëri, ndërkohë që është nje premtim i realizuar ndaj banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

Ky investim kap shifrën e 68 milionë lekëve ndërkohe që vjen si bashkëfinancim mes programit IADSA dhe Bashkisë Vau Dejës.

Në këtë qëndër shëndetesorë e cila ështe kompletuar edhe me pajisjet e shërbimit, dhe do të jetë 24 orë në funksion të banorëve, do të ofrohet edhe shërbimi I ekografisë, EKG-së, Kontrolli I dëgjimit por në ambjentet e kësaj qëndre do të kryhen edhe dërhyrje mikro-kirurgjikale. 

Ky investim, vjen si një shërbim i munguar prej vitesh ndaj këtij komuniteti, pasi para se kjo qëndër të krijohet banorëve I duhej të udhëtonin drejt Shkodrës ose drejt Lezhës për të marrë shërbimin shëndetësore, ecejake e cila tashmë merr fund, pasi ky objekt do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësorë për banorët e Bashkisë Vau Dejës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco