Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Iu bllokuan mushkërinë nga kikirikët, shpëtohet fëmija në Kosovë

FOTO/ Iu bllokuan mushkërinë nga kikirikët, shpëtohet fëmija në Kosovë

16:41, 19/04/2019
A+ Aa A-

Mjekët në QKUK-së në Kosovë kanë shpëtuar një fëmijë, i cili ishte në rrezik për jetën për shkak se disa kikirikë i kishin bllokuar tërësisht mushkërinë e djathtë. Drejtori i Otorinolaringologjisë, Hajdin Thaçi, së bashkë me ekipin mjekësor kanë ndërhyrë urgjentisht dhe për dhjetë minuta kryen të gjitha veprimet duke i hequr fëmijës pjesët e kikirikëve.

“Bronku i djathtë ka qenë i tëri i bllokuar, fëmija ka marrë frymë vetëm me anën e majtë. Në këtë rast, mushkëria e djathtë ka qenë tërësisht e bllokuar dhe ne në fakt kemi filluar tërheqjen një nga një të copëzave të kikirikut. Ka qenë një nga përmasat e mëdha të kikirikut, e cila e kishte bllokuar në tërësi bronkun, është dashur të thyhet dhe në e kemi heq në tërësi, kështu që fëmija menjëherë është ndjerë më mirë”, tha ai, raporton Telegraf.

Ai tha ndër të tjera se në QKUK nuk ka ndërruar jetë asnjë fëmijë gjatë kohës që i janë nënshtruar ndërhyrjeve në trup deri tani. Klinika e Otorinolaringologjisë ka ofruar shërbime për të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të mirë  prej qyteteve të Shqipërisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco