Zbulohet ‘kura’ për kancerin që mund të shpëtojë miliona jetë

Zbulohet ‘kura’ për kancerin që mund të shpëtojë miliona jetë

23:16, 04/02/2019

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur zgjidhjen për të shpëtuar miliona pacientë që vuajnë nga kanceri.

Një trajtim novator që përdor qelizat imune nga të huajt do të forcojë sistemet imunitare të pacientëve duke shmangur efektet anësore toksike, të cilat mund të shkaktohen nga kimioterapia.

Ekipi i Institutit Francis Crick në Londër tani dëshiron të krijojë “kutitë” e para imune të cilat do të depozitojnë qelizat ‘Vrasës natyral'.

Kjo do të lejojë onkologët që të urdhërojnë një grumbull qelizash imune që do të dërgohen në klinika për një kohë të caktuar dhe pastaj të përdoren për pacientët.

 Kur të hyjnë në trup, qelizat bashkohen me sistemin imunitar të pacientit për të luftuar tumoret duke përdorur një qasje të natyrshme.

Profesor Adrian Hayday, kreu i grupit të njërit prej laboratorëve tha për The Telegraph që ata nuk kanë arritur ende deri aty, por po përpiqen.

“Nuk kemi arritur ende deri aty. Por, kjo është ajo që po përpiqemi tani”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco