Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini pije të gazuara

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini pije të gazuara

19:51, 14/12/2018
A+ Aa A-

Një studiues i Purdue thotë se zyrtarët e shëndetit publik duhet t’u tregojnë njerëzve që të shmangin pijet e gazuara, transmeton lajmi.net.

Susan E. Swithers, PhD, një profesoreshë e shkencave psikologjike dhe një neuroshkencëtare e sjelljes në Purdue thotë se paralajmërimet mund të kenë nevojë të zgjerohen për të përfshirë futjen e kufizuar të të gjithë ëmbëlsuesve.

Swithers shqyrtoi një sërë studimesh të fundit që kishin për qëllim t’i përgjigjeshin pyetjes, “A është dieta e keqe për ju?”.

Hulumtuesit e Harvardit gjetën se pijet e gazuara shkaktojnë një ulje të funksionit të veshkave në 30 për qind.

Ndërkaq, një studim tjetër i botuar në revistën Diabetes Care zbuloi se pijet e gazuara ishin të lidhura me një rrezik 36 për qind më të lartë të sindromës metabolike.

Një statistikë tjetër tregon se konsumi i më shumë se katër kanaçeve me pije të gazuara në ditë është e lidhur me një rrezik 30 për qind më të lartë të depresionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco