Përfitimet e pirjes së ujit esëll në mëngjes

Përfitimet e pirjes së ujit esëll në mëngjes

14:43, 20/11/2018
A+ Aa A-

Pirja e ujit në barkun bosh ndihmon për trajtimin e dhembjes së kokës, dhembjeve në trup, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, yndyrës në gjakut, tensionit të lartë, veshkave, të vjellave etj.

Detoksifikon trupin

Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve.

Ju ndihmon që të dobësoheni

Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.

Parandalon sëmundjet

Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur.

Pastron lëkurën

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.

Lehtësimi i dhimbjeve menstruale

Çdo muaj, gratë vuajnë nga dhimbje të ngushta të cilat nganjëherë mund të jenë të padurueshme. Uji i pijshëm ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në vaginë që shkakton dhimbje duke lehtësuar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco