Aplikimi i këtyre metodave do bëjë që flokët tuaj të shndrrijnë si mëndafsh

Aplikimi i këtyre metodave do bëjë që flokët tuaj të shndrrijnë si mëndafsh

14:33, 19/11/2018
A+ Aa A-

Te gjithe kemi zbokth! Por per ta eleminuar ate ka shume menyra dhe fare te thjeshta.

Mos humbni kohë, e provoni 3 trajtimet e mëposhtme:

1.Vaj ulliri:

Image

I pasur me acide yndyrore Omega 3, vitamina A dhe E, si dhe një sërë antioksidantësh të rëndësishëm, vaji i ullirit është zgjidhja ideale nëse skalpi i kokës është i thatë dhe keni zbokth.

Përdorimi:

– Merrni një sasi të vogël, thuajse 2 lugë gjelle dhe me ndihmën e një furçe të butë fërkoni gjithë kokën.

– Lëreni të veprojë për një orë dhe më pas lani kokën me ujë të vakët dhe shampoo.

2.Vaj i pemës së çajit:

Image

Vaji i pemës së çajit është një produkt çudibërës që vjen nga Australia e largët, por që mund ta gjeni fare lehtë edhe në tregun shqiptar.

Përpara se ta përdorni në kokë, provoni nëse jeni alergjik ndaj tij duke aplikuar 2 pika të tij në pjesën e brendshme të kyçit të dorës.

Nëse nuk jeni alergjikë prej tij, duhet ta provoni menjëherë pasi është një ndër trajtimet më efektive kundra zbokthit dhe thatësisë së skalpit.

Përdorimi:

– Në një shampo 200 ml shtoni 10 pika vaj të pemës së çajit dhe lëreni të veprojë për 15 minuta dhe lani flokët sa herë keni nevojë.

3.Birra:

Image
Metoda si ta përdorni:

– Bashkoni një gotë birrë dhe një gotë uthull molle.

– Vendosini në zjarr për disa minuta dhe më pas masazhoni kokën me të.

Aroma nuk është aspak tunduese, por pas pak minutash nuk do ta ndieni më.

– Mbajeni në kokë për 30 minuta dhe në fund lani flokët me ujë të ftohtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco