Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mashtrimi me djathin, mjeku ngre alarmin: Niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve!

Mashtrimi me djathin, mjeku ngre alarmin: Niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve!

08:52, 19/07/2018
A+ Aa A-

Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme serioze tek personat të cilët janë të prekur nga diabeti. Sipas mjekut Ramazan Buçi, niseshteja në organizmin e njeriut konvertohet në glukozë.

“Amidoni me futjen në organizëm kalon në disa faza. Zbërthehet në maltozë, dekstrozë dhe në fund në glukozë. Shtimi i amidonit në ushqime mund të shkaktojë çrregullim, rritje të glukozës në gjak, domethënë hiperglicemi, e cila tek diabetikët mund të shkaktojë një komplikacion shumë të rëndësishëm që është acidoza diabetike, që është hiperglicemi, një rritje tej mase e glukozës në organizëm, thuhet në shkrimin e TCH.. Dhe organizmi në mungesë të insulinës nuk e zbërthen dot dhe ndodh që prodhohen trupa ketonikë dhe lëndë të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut të cilët shkaktojnë komën acido diabetike”, deklaroi mjeku Ramazan Buçi.

Çfarë është koma acidodianetike?

Është çrregullim i metabolizimit glukozës. Shkakton dëme të rëndësishme në qoftë se ndodh në organizmin e diabetikëve.

Të tipit?

Shkakton deri në komë. Komë diabetike, e cila është gjendje terminale e organizmit dhe në qoftë se ndërhyhet pacienti vdes.

Djathë me ose pa niseshte, këtë gjë duhet ta tregojë prodhuesi dhe tregtari që e servir për konsumatorin. Nëse tregtari nuk e bën një gjë të tillë, është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ai që duhet ta detyrojë atë të jetë i sinqertë me konsumatorin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco