FOTO/ S’dimë çfarë mishi hamë? Më në fund vjen zgjidhja e shumëpritur për konsumatorin shqiptar

FOTO/ S’dimë çfarë mishi hamë? Më në fund vjen zgjidhja e shumëpritur për konsumatorin shqiptar

12:13, 09/07/2018
A+ Aa A-

Mishi është një produkt tepër i konsumuar në vendin tonë, që serviret çdo ditë në tryezat e mijëra familjeve shqiptare. Por me masivizimin e konsumit dhe qëllimin e verbër të fitimit, shpeshherë nuk e dimë se çfarë hamë në të vërtetë.

Kjo vjen si pasojë e një konsumatori pak të informuar, por kryesisht është shkaku tregtarëve abuzivë dhe informalë, që përfitojnë shpeshherë nga neglizhencat e strukturave shtetërore.

Vetëm sivjet, në media janë raportuar me dhjetëra raste, të transportit të mishit në kushte skandaloze higjeno-sanitare. Një shembull tronditës qe ai i një sasie jo të vogël mishi të sekuestruar në bagazhin e një automjeti pranë Sarandës, me prejardhje nga Greqia, pas asnjë certifikatë sigurie, sikurse të ishte dru ose qymyr, dhe jo një prodhim ushqimor me të cilin do të ushqeheshin fëmijë e të rritur.

Gjithashtu një sasi e madhe mishi të infektuar me salmonelë, me prejardhje nga Brazili, dhe që do të përdorej nëpër fast-food-et e vendit, për fat të mirë u sekuestrua nga organet kompetente.

Por në sa raste të tjera, tregtarët klandestinë, kanë arritur t’ia hedhin paq dhe mishi i rrezikshëm pa standarde dhe i pakontrolluar ka përfunduar deri në tryezat tona?!

Të gjithë i kemi parasysh edhe rastet e tregtimit të mishit apo peshkut, trotuareve apo tregjeve të hapura në qytetet tona, apo buzë rrugëve nacionale, ku ato janë të ekspozuara ndaj pluhurit, diellit dhe lloje e lloje bakteresh të tjera.

Institucionet që e kanë për detyrë të monitorojnë dhe të marrin masa për parandalimin apo mos përsëritjen e rasteve abuzive flagrante, sipas ekspertëve jo gjithnjë kanë kapacitetet dhe mjetet e duhura për ta zbatuar detyrën e tyre, ose në raste të tjera neglizhojnë. Por ndryshe nga korrupsioni në dogana, apo në administratën shtetërore, abuzimi me mishin apo peshkun, është një abuzim direkt dhe një lojë e pisët që bëhet me shëndetin dhe jetët tona.

Duke i shtuar kësaj edhe nivelin e tepruar hormonal (jashtë çdo norme të lejuar), që shpesh shumë fermerë, që nuk kanë njohuritë e duhura veterinare, i injektojnë kafshëve të tyre, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin tonë, situata paraqitet edhe me dramatike.

Nga kjo lind domosdoshmëria për t’iu drejtuar kompanive serioze, emri i të cilave mbart një besueshmëri dhe seriozitet të lartë dhe që iu nënshtrohen kontrolleve të përditshme dhe zbatojnë standardet më të larta evropiane, kur vjen puna për të blerë mishin dhe nënproduktet e tij.

Mish i freskët dhe i kontrolluar BIO direkt nga fermat më të mira shqiptare

Një prej tyre është rrjeti i supermarketeve SPAR.

SPAR siguron mish të freskët dhe të kontrolluar BIO,duke bashkëpunuar me fermat më të mira në Shqipëri. Ekspertët e tij kujdesen që kafsha, përpara se të përfundojë në tryezat e familjeve shqiptare të jetë e rritur mjaftueshëm, e ushqyer dhe e trajtuar nga specialistë. Më pas procesi vazhdon me therjen e tyre duke u siguruar që të behet në kushte të sigurta higjeno-sanitare. Vijohet me transportin me makina frigoriferike moderne, duke e shpërndarë në të gjitha marketet e SPAR. Më pas ai serviret te klientët nga një staf i mirë-trajnuar, të cilët ofrojnë mishin e duhur, duke u sugjeruar klientëve edhe pjesët e përshtatshme për gatimin që ata parapëlqejnë. SPAR do të vijojë t’i kushtojë një rëndësi tepër të lartë produkteve të mishit BIO dhe do t’i paraqesë me transparencë të plotë konsumatorit të gjitha fazat që e shoqërojnë atë që nga ferma, e deri në tryezat e familjeve shqiptare.

Një emër që do të thotë besim

SPAR është themeluar në vitin 1932 në Holandë nga Adriaan van Well nën moton DE SPAR “Door Eendrachtig Samen terken Profiteren Allen Regelmatig,” - “Të gjithë do të përfitojnë nga kooperimi i përbashkët”.

Prej asaj kohe SPAR vazhdoi ekspansionin duke u shtrirë në më shumë se 42  vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Europës, Australisë, Afrikës dhe Azisë.

Çdo ditë 12.176 dyqane vizitohen nga më shumë se 13 milionë klientë për një xhiro prej 33 miliardë eurosh.

Nën sloganin “Jeto më mirë, shpenzo më pak” prej datës 20 Qershor 2016 SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellë cilësi dhe risi me një gamë shumë të gjerë produktesh, të cilat, vendosin një standard të ri për tregun e vendit tonë.

SPAR funksionon mbi bazën e 6 shtyllave kryesore të cilat janë:

•          Çmime më të mira se konkurrenca

•          Produkte të sigurta

•          Produkte të freskëta

•          Mundësi zgjedhjeje

•          Produkte të prodhuara në Europë

•          Shërbim i shkëlqyer

Nga 500 në 1500 punonjës, ja si të punësoheni në SPAR

Rrjeti aktual i SPAR në Shqipëri, numëron 34 njësi shitjeje, 29 prej të cilave janë në formatin e supermarketeve dhe 5 hipermarkete dhe ka rreth 520 punonjës.

SPAR Albania ka krijuar një plan ambicioz zgjerimi në Shqipëri, i cili parashikon hapjen e 100 supermarketeve dhe 10 hipermarketeve, të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit. Aktualisht SPAR është prezent në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Lezhë, Fushë Krujë, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Pogradec dhe Vlorë. Me këtë zgjerim, numri i stafit do të shkojë në plot 1500 punonjës.

Kompania është vazhdimisht në kërkim të punonjësve të motivuar dhe që synojnë të bëjnë karrierë. Mundësinë e aplikimit e kanë jo vetëm përdoruesit e internetit, që mund të aplikojnë në rrjetet sociale ku SPAR është prezent, por edhe ata që nuk e kanë mundësinë e aplikimit elektronik. Për këtë arsye SPAR në çdo njësi shitjeje ka vendosur formularët e aplikimit për t’i dhënë mundësi çdonjërit që vlerëson aftësitë dhe ka dëshirë të jetë pjesë e familjes SPAR Albania.

    Larmia e Ofertave për klientët

    SPAR ofron çdo ditë e më shumë për klientët, duke sjellëoferta me çmimet më të mira në treg dhe një gamë të gjerë produktesh. Ajo tregton produkte BIO, Pa Gluten dhe ka linjën e produkteve të veçanta “Taste the World”.Karta e klientit është një avantazh shumë i madh që ofrohet për të shpërblyer blerësit më besnikë. Pikët e mbledhura mund të konvertohen në lekë qëmund të shpenzohen në SPAR. Me pikët e mbledhura mund të zgjidhet edhe nga dhuratat e shumta të katalogut dhe ka oferta të dedikuara në ditë të ndryshme dhe për produkte specifike vazhdimisht.

    Gjithashtu, nëpërmjet një shorteu SPAR ka dhuruar sivjet një apartament në bregdetin e mrekullueshëm të Gjirit të Lalzit, më konkretisht ne rezidencën luksoze të Vala Mar.

    Ëndrra ju bë realitet njërës prej klientëve besnike të rrjetit të supermarketeve, Pranvera Shima, e cila thjesht kishte plotësuar një kupon me të dhënat e saj.

    Ky dhurim apartamenti nuk do të jetë rasti i vetëm i një nisme të tillë, pasi të tjera nisma të ngjashme pritet të vijojnë.

    Por SPAR Albania gjithashtu nuk lë pas dore edhe përgjegjësinë sociale dhe bashkëpunon me organizatat Fundjavë Ndryshe dhe World Vision, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

    SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si GreenCoastResort dhe Vala MarResidences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo etj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco