Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Studimi më i fundit: Viagra mund të trajtojnë edhe...

Studimi më i fundit: Viagra mund të trajtojnë edhe...

20:51, 21/05/2018
A+ Aa A-

Një kombinim i viagrës dhe vaksinës për gripin mund të trajtojë kancerin, tregon një studim i ri. Kjo përzierje e ilaçeve mund të nxisë sistemin imunitar të sulmojë qelizat tumorale të mbetura pas operacionit për heqjen e masës tumorale.

Pasi e testuan trajtimin tek minjtë me kancer të mushkërisë, hulumtuesit shkencorë kanadezë vunë re një rënie me 90% të përhapjes së sëmundjes.

Trajtimi do të testohet tani tek 24 pacientë me kancer të mëlçisë dhe mund t’i hapë rrugë aprovimit të tij për t’u përdorur gjerësisht tek pacientët me kancer, raporton britanikja “Daily Mail”.

Normalisht, qelizat imunitare të quajtura qelizat vrasëse natyrale luajnë rol në zhdukjen e qelizave kancerogjene metastatike. Por, operacioni shkakton një tjetër lloj të qelizës imunitare, e quajtur qeliza shtypëse e nxjerrë nga mieloidi, që bllokon qelizat vrasëse natyrale. Shkencëtarët nga Universiteti Ottawa, me drejtuese dr. Rebecca Auer, kanë zbuluar se ilaçet për disfunksionin erektim bllokojnë këto qeliza shtypëse, duke lejuar qelizat vrasëse natyrale të bëjnë punën e tyre në luftimin e kancerit. Ndërkohë, vaksina kundër gripit stimulon më tej qelizat vrasëse natyrale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco