Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kjo është arsyeja pse mjekët ndalojnë kategorikisht të pini kafe me stomakun bosh

Kjo është arsyeja pse mjekët ndalojnë kategorikisht të pini kafe me stomakun bosh

10:19, 18/05/2018
A+ Aa A-

Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Kjo është arsyeja që nxitojnë menjëherë të vënë zhezven në zjarr ose të ndezin makinën përkatëse të ekpresit.

Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Ul rrezikun e prekjes nga diabetit i tipit 2 dhe kanceri i pankreasit, ju ndihmon të keni humor të mirë, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë etj. Por nëse e pini me stomakun bosh, dijeni që po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj. Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut.

Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkakthon urth dhe ulçër. Si pasojë e mos-shpërbërjes së proteinave do të keni djegie stomaku dhe inflamacion të zorrës së trashë. Kafeja ka veti dehidratuese, prandaj këshillohet gjithmonë ta shoqëroni me një gotë ujë. E konsumuar esëll ajo shkakton rrahje të çrregullta të zemrës, ankth, luhatje  humori si dhe ndikon tek tensioni i gjakut. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim dhe jo menjëherë pas zgjimit nga gjumi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco