Tërmeti i mbrëmshëm në Venezuelë, më i forti që nga viti 1900

Tërmeti i mbrëmshëm në Venezuelë, më i forti që nga viti 1900

14:20, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një prej tërmeteve që goditi Venezuelën mbrëmë ishte më i fuqishmi që ka ndodhur në vend që nga viti 1900, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti i parë që goditi vendin mbrëmë u regjistrua me magnitudë prej 7.2 nga USGS, ndërsa i dyti me fuqi prej 7.5, e që goditi më pak se një minutë më vonë, raporton BBC.

Katalogu i agjencisë qeveritare për tërmete thekson se një tërmet me magnitudë prej 7.7 kishte goditur bregun e Venezuelës më 29 tetor 1900, i njohur si tërmeti “San Narciso”.

Sipas të dhënave fillestare, së paku 32 persona kanë vdekur, ndërsa me qindra të tjerë raportohet se kanë mbetur të lënduar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco