Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Ngushtica e Hormuzit tashmë është e hapur plotësisht, raporton Sky News.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecin shumë mirë në këtë drejtim.
Presidenti amerikan tha se ngushtica u rihap të premten, me trafikun që u rrit të shtunën.
Pse është e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë, pasi lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Oqeanin Indian. Përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit që eksportohet nga vendet e Lindjes së Mesme drejt tregjeve ndërkombëtare.
© SYRI.net