Studentët paralajmërojnë protestë për Gjuhën Shqipe – Mickoski: Çështja do të zgjidhet!

Studentët paralajmërojnë protestë për Gjuhën Shqipe – Mickoski: Çështja do të zgjidhet!

18:00, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestën e dytë më 18 maj, lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pas revoltës për mosreagim të institucioneve.

Protesta do të fillojë në ora 16:30 tek Ura e Gurit në Shkup.

 Ndërkohë kryeministri Hristijan Micksoki thekson që çështja së shpejti do të zgjidhet, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

 “Ajo është çështje në të cilën ne si Qeveri punojmë dhe jam i bindur se shumë shpejt do të dalim me propozim-zgjidhje dhe jam i bindur se ajo propozim-zgjidhje do të jetë në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Kështu që i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi të jenë të durueshëm pasi ka gjithashtu forca politike në shtet të cilat nuk duan të jem shtet përparimtar, shtet që ka reforma, por më shumë duan në vend të ketë konflikt, të ketë protesta e kështu me radhë,” deklaroi Hrisitjan Mickoski, Kryeministër, raporton Alsat M.

Studentët shqiptarë nuk pajtohen me interpretimet e qeverisë dhe insistojnë se ligjet ekzistuese u japin të drejtën të hyjnë në provim në gjuhën shqipe. Ata thonë se do të vazhdojnë protestat derisa të sigurohet një zgjidhje konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco