Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Greqi, duke tronditur fort opinionin në vendin fqinj.
Dy vajza 17-vjeçare u hodhën së bashku nga kati i gjashtë i një pallati në Ilioupoli.
Gjithçka ndodhi mëngjesin e së sotëm, më 12 maj, kur dy vajzat u ngjitën në çatinë e një pallati apartamentesh që ndodhej në katin e gjashtë dhe u hodhën së bashku, në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura.
Sipas informacioneve, para rënies fatale, ata e mbyllën derën e tarracës.
Njëra nga të dyja u dërgua e plagosur rëndë në Spitalin Asklepieion në Vula dhe aktualisht po lufton për jetën, ndërsa e dyta u dërgua në spital pa ndjenja dhe më pas u shpall e vdekur.
Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet për një akt flijimi, por hetimet janë ende aktive dhe nuk përjashtohet edhe pista e një rënie aksidentale apo faktorë të tjerë nxitës.
© SYRI.net