Lajmi i fundit

E paprecedentë, Rama bllokon kufinjtë nga frika: Syri u bën thirrje gjithë qytetarëve të denoncojnë

Mali i Zi mbyll një tjetër kapitull negociatash, Presidenti i KE përgëzon kryeministrin: Arritje falë reformave

Mali i Zi mbyll një tjetër kapitull negociatash, Presidenti i KE përgëzon kryeministrin: Arritje falë reformave

18:20, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka vlerësuar progresin e bërë nga Mali i Zi në procesin e integrimit evropian, duke njoftuar se është mbyllur një tjetër kapitull negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një reagim publik, Costa bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, ku u diskutua mbi afatet ambicioze për përfundimin e negociatave.

Ai theksoi se për të arritur këto objektiva kërkohen reforma të qëndrueshme, si dhe një konsensus i gjerë politik dhe institucional brenda vendit.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe përgatitja për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili pritet të mbajë liderët evropianë dhe ata të rajonit në Tivat.

Costa u shpreh se pret me interes takimin me liderët e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor në këtë samit të rëndësishëm.

Mesazhi i Antonio Costa:

Mali i Zi po bën përparim të mirë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Sot u mbyll edhe një kapitull tjetër negociatash.

U takova me Kryeministrin Milojko Spajić për të diskutuar afatin ambicioz për përfundimin e negociatave. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme reformash dhe konsensus ndërpartiak dhe ndërinstitucional për të realizuar këto ambicie.

Diskutuam gjithashtu për përgatitjet për Samitin BE–Ballkani Perëndimor. Mezi pres të takoj liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor në Tivar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco