Zbulohet aksidentalisht një mozaik i lashtë në Athinë

Zbulohet aksidentalisht një mozaik i lashtë në Athinë

12:28, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Punimet që po kryheshin në rrugën Evripidou në qendër të Athinës sollën zbulimin e një mozaiku të lashtë. Gjatë punimeve për rinovimin e rrugës u zbulua aksidentalisht një mozaik i lashtë nën trotuar. 

Mozaiku ka një sipërfaqe mjaft të madhe dhe në disa pjesë mbetet e padëmtuar. Shumë njerëz kanë ndaluar në vendin e ngjarjes për të parë nga afër mozaikun.

Zona është rrethuar me një rrjetë dhe po punohet ende për pastrimin e mozaikut. Videot tregojnë qytetarët të cilët janë kureshtarë teksa tentojnë të shohin në zonën e rrethuar mozaikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco