Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Gjykata liron nga qelia të akuzuarin për trafikim ndërkombëtar të drogës

Gjykata liron nga qelia të akuzuarin për trafikim ndërkombëtar të drogës

16:59, 28/06/2017
A+ Aa A-

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi të akuzuarin për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar, Naser Kelmendi.

Kjo masë e Kelmendit ishte zëvendësuar me atë të “arrestit shtëpiak”, në shkurt të këtij viti, por pas apelimit të Prokurorisë Speciale të EULEX-it, pak ditë më pas i njëjti ishte kthyer sërish në paraburgim.

Por, mbrojtja e të akuzuarit për trafikim ndërkombëtar të drogës, Naser Kelmendit, ka njoftuar së tashmë heqja e masës së paraburgimit ndaj klientit të tij ka marrë formën e prere.

“Z. Naser Kelmendi nga sot do te mbrohet ne liri. Vendimi i Gjykatës Themelore për lirimin e z. Kelmendi nga masa e paraburgimit tashme është i formës se prere dhe i njëjti nuk mund te apelohet”, ka shkruar avokati Besnik Berisha.

“Prokuroria Speciale e EULEX-it përfundimisht humbet betejën me mbrojtjen e z. Naser Kelmendi lidhur me masën e paraburgimit”, ka vlerësuar avokati i Kelmendit, shkruan “Gazeta Express”.

Ndryshe, Naser Kelmendi akuzohet në nëntë pika të të aktakuzës së ngritur nga një prokuror special i EULEX-it.

Prokuroria pretendon se Kelmendi në bashkëkryerje me disa persona tjerë, ka organizuar, formuar, mbikëqyrur, udhëhequr dhe apo drejtuar grupin kriminal të organizuar dhe të strukturuar, apo ka marrë pjesë aktivisht në këtë grup të organizuar kriminal për vrasjen e kryegangsterit rival Ramiz Delaliq-“Çelo”.

Këtë krim, sipas Prokurorisë e kanë kryer për të përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi dobi pasurore apo financiare. Por kjo është vetëm njëra nga pikat e aktakuzës, pasi i njëjti akuzohet edhe për tetë krime tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco