Pesë oficerë policie janë liruar nga detyra pas vrasjes së një 28-vjeçareje më 1 prill jashtë komisariatit në periferi të Agioi Anargyroi, në veri të Athinës.
Mes oficerëve të pezulluar janë komandanti i stacionit dhe dispeçeri i urgjencës, i cili ishte në telefon me viktimën kur ajo u vra.
Sipas rindërtimit të mediave greke, Kyriaki Griva, 28 vjeç, shkoi në komisariat mbrëmjen e 1 prillit, pasi kishte frikë për jetën e saj nga ish-partneri i saj.
Gruaja ka qëndruar brenda komisariatit të Agioi Anargyroi për tetë minuta dhe pasi është larguar ka telefonuar centralin e urgjencës së policisë për të kërkuar një makinë për ta shoqëruar në shtëpi.
Në lidhjen telefonike të raportuar nga mediat greke, agjenti i centralit i tha gruas se ‘makina e policisë nuk është taksi’, dhe se nuk mund ta shoqëronte në shtëpi nga ku ishte, por mund të dërgonte direkt një makinë skuadre në shtëpinë e gruas.
Teksa po zhvillohej biseda, ish-partneri ka arritur te gruaja jashtë komisariatit dhe e ka goditur me thikë disa herë për vdekje.
© SYRI.net