Vulin: Vuçiç është i vetmi burrë shteti që mund të thotë se nuk vendosë sanksione kundër Rusisë

Vulin: Vuçiç është i vetmi burrë shteti që mund të thotë se nuk vendosë sanksione kundër Rusisë

11:13, 26/03/2024
A+ Aa A-

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurimit dhe Inteligjencës serbe, e njohur ndryshe si BIA, Aleksandër Vulin, ka thurur lavde për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se është i vetmi lider “i lirë” në Evropë që mund të thotë se nuk mund të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, pas agresionit në Ukrainë.

“Ky është qëndrimi i popullit serb, ne nuk duam të jemi pjesë e histerisë anti-ruse”, ka thënë Vulin, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Sipas Vulin-it, shefi i shtetit serb, po përballet me “presione” dhe “shantazhe” të shumta nga Perëndimi për shkak të “pavarësisë” dhe “politikës” së tij të pavarur.

Presionet, pretendon ish-shefi i BIA-s, “janë të mëdha, gjithmonë fillojnë me sulme mediatike, e më pas nisin ekonomikisht, duke tërhequr investimet e huaja direkte, duke i ngadalësuar investimet, duke kushtëzuar, ngadalësuar rrugën tonë evropiane e deri te sulmet ndaj zyrtarëve individualë".

Serbia, së bashku me Bosnje e Hercegovinën – për shkak të Republikës Srpska, e cila përdor veton në presidencën trepalëshe (boshnjake, kroate dhe serbe) të Bosnje-Hercegovinës, nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, kanë kërkuar nga Beogradi zyrtar që të vendosë sanksione ndaj Moskës zyrtare, për t’u rreshtuar kështu në një linjë me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco