Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Borrell: Po e mbështesim bashkëpunimin ushtarak në BP, Evropa është në rrezik

Borrell: Po e mbështesim bashkëpunimin ushtarak në BP, Evropa është në rrezik

10:44, 25/03/2024
A+ Aa A-

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja po e mbështet bashkëpunimin ushtarak rajonal duke përmendur konkretisht Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka theksuar se Evropa është në rrezik.

Sipas Borrellit, shumë veprime janë bërë për të shtuar sigurinë evropiane, paçka se kërkohet edhe më shumë.

Borrell: Po e mbështesim bashkëpunimin ushtarak në Ballkanin Perëndimor, Evropa është në rrezik

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja po e mbështet bashkëpunimin ushtarak rajonal duke përmendur konkretisht Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka theksuar se Evropa është në rrezik.

Sipas Borrellit, shumë veprime janë bërë për të shtuar sigurinë evropiane, paçka se kërkohet edhe më shumë.

Lexo Edhe:

1 lugë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë
Vuçiq përkujton vdekjen e një fëmije nga bombardimet në Beograd, harroi vr…

“Në Ballkanin Perëndimor, ne po mbështesim bashkëpunimin ushtarak rajonal, si dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Ne po mbështesim gjithashtu Moldavinë dhe Gjeorgjinë në fqinjësinë lindore dhe Jordaninë dhe Libanin në fqinjësinë jugore”, ka shkruar ai në faqen zyrtare të BE-së.

Sipas zyrtarit të Bashkimit Evropian, situata aktuale gjeopolitike po e vë Evropën në rrezik, duke përmendur “luftën hibride e karakterizuar nga sulmet kibernetike”.

“Deri më tani i kemi përdorur 6.1 miliardë euro për të nxitur mbështetjen për Ukrainën nga vendet anëtare të BE-së dhe me to, BE-ja ka dorëzuar në total 31 miliardë euro pajisje ushtarake në Ukrainë që nga nisja e luftës. E kjo shifër po vazhdon të rritet çdo ditë. Ndër veprimet e tjera, deri në këtë verë do t’i kemi trajnuar 60.000 ushtarë ukrainas, i kemi dhuruar Ukrainës 500.000 predha artilerie dhe deri në fund të vitit do të jenë mbi 1 milion”, ka thënë Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco