Ndonëse nën hetime e i sanksionuar, bizneset e Radojiçiq vazhdojnë korrjen e tenderëve në Serbi

Ndonëse nën hetime e i sanksionuar, bizneset e Radojiçiq vazhdojnë korrjen e tenderëve në Serbi

16:01, 16/03/2024
A+ Aa A-

Ndonëse Milan Radojiçiq është nën hetime për sulmin terrorist të Banjskës, duke qenë se edhe vete e ka marrë përgjegjësinë, kompanitë e tij janë duke punuar me kapacitetet të plota, meqë i sanksionuari i SHBA-së ua transferoi aksionet e tij Zvonko dhe Zheljko Veslinoviqit, raporton N1, transmeton Express.

Në raportimin e N1 të bazuar në një shkrim të “Radar”, thuhet se vlera e përgjithshme e bizneseve që ka zotëruar Milan Radojiçiq e kap vlerën e 8.5 milionë eurove. Një prej kompanive “Rad 028”, është në listën e zezë të SHBA-së, për shkak të dyshimeve se ajo kontrollohet nga Radojiçiq.

Gazetari i të përjavshmes “Radar”, Milan Radonjiq, ka treguar se kompania në fjalë ka fituar tender për punë që s’i kanë përfunduar kurrë.

“Ky është një nga tenderët e shumtë që ka fituar kjo kompani për punë të cilat nuk kanë përfunduar kurrë. Unë do të doja të shihja rezultatet e kësaj. Këto janë para të mëdha për shtetin e Serbisë. Vetëm një nga ata tenderë që është fituar është 350 milionë dinarë”, thotë Milan Radonjiq, gazetar i të përjavshmes Radar.

Përveç këtij tenderi, bëhet fjalë edhe për dy tenderë të tjerë njëri 142 milionë dinarë dhe tjetri 500 milionë dinarë.

Avokati serb, Ivan Ninic, thotë se Milan Radojiçiq e ka zëvendësuar vilën e tij që kishte në Ujman me një tjetër në Dedinje dhe se jeta e tij po vazhdon me të njëjtën cilësi.

“Ajo që ndodhi në Banjska në asnjë mënyrë nuk ndikoi në cilësinë, stilin e jetës dhe standardin e Milan Radoiçiq. Ai e zëvendësoi vatrën shekullore në Ujman me një vatër shekullore në Dedinje dhe kompanitë e tij praktikisht nuk ndjenë asnjë pasojë, përveç ndryshimit nominal të pronarit. Ata mbështeten te shteti, heqin paratë e shtetit dhe kjo procedurë penale absolutisht nuk do t’i pengojë ta bëjnë këtë”, thotë avokati Ivan Ninic.

Gazetari Radonjiq tutje shtron pyetje se si është e mundur që një person si Radojiçiq jo vetëm të merret me biznese, por edhe të marrë vendime në të njejtën kohë.

“Si e ka lejuar shteti një person të asaj origjine dhe të atij profili jo vetëm të merret me biznes, por edhe të marrë vendime në kohë reale”, thotë Radonjiq.

Në tekst përmendet edhe fotografia e famshme me Marko Gjuriq, i cili po kthehet në Serbi për të marrë pozicione të rëndësishme./GazetaExpress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco