Greqi/ Bashkëshorti lyen me benzinë gruan dhe i vë flakën në prani të fëmijëve

Greqi/ Bashkëshorti lyen me benzinë gruan dhe i vë flakën në prani të fëmijëve

12:07, 08/01/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e paimagjinueshme e dhunës në familje ka ndodhur në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Zephyri, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një burrë ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij dhe i ka vendosur flakën.

Sipas ERT, në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë ka pasur dhe përleshje fizike mes autorit dhe vëllait të bashkëshortes. E gjithë skena ndodhi në prani të fëmijëve të mitur.

Sulmuesi 53-vjeçar është arrestuar ndërsa 45-vjeçarja  dhe vëllai i saj janë dërguar me djegie të rënda në spital.

Ngjarja e paprecedentë është shënuar në një familje të komunitetit rom në këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco