VIDEO/ Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda godinës së bashkisë së Beogradit

21:16, 24/12/2023
A+ Aa A-

Një grup protestuesish u përpoqën të hynin me forcë në bashkinë e Beogradit këtë mbrëmje duke thyer xhamin e derës kryesore, por më pas u ndalën nga forcat e policisë në hyrje të godinës.

Pasi kanë thyer xhamin e derës, ata janë ndaluar nga forcat e policisë në hyrje të bashkisë, të cilët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.

Opozita serbe ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa reagime të forta ka pasur edhe nga faktorët ndërkombëtarë që kanë konstatuar shkelje në proces.

Nga ana tjetër Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, partia e të cilit fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme, i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco