Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkupi një qytet i pajetueshëm, me nivel alarmant të ndotjes së ajrit

Shkupi një qytet i pajetueshëm, me nivel alarmant të ndotjes së ajrit

20:10, 21/12/2023
A+ Aa A-

Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të ndotura në botë.

Cilësia e ajrit në qytet ishte jashtëzakonisht e dobët të mërkurën, sipas vlerësimit të Agjencisë Europiane të Mjedisit.

Banorët shprehen se kjo situatë do marrë shumë jetë me të moshuarit që kanë vështirësi në frymëmarrje për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit.

Mjekët theksojnë sfidat që paraqet çështja, veçanërisht për njerëzit me kushte paraekzistuese si astma dhe fibroza cistike.

Një nga faktorët që kontribuojnë në ajrin e ndotur në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan është sistemi energjetik, ku qymyri ende siguron 40% të energjisë së vendit sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri i parë shqiptar në RMV, Xhaferi: Do punoj me përgjegjësi

Planet për të lënë qymyrin u vonuan në vitin 2021 kur Europa u përball me një krizë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë dhe Shkupit iu desh të rihapte termocentralin me qymyr Oslomej për të reduktuar importet e energjisë elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco