Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kryeministri Kovaçevski: Qeveri teknike, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

Kryeministri Kovaçevski: Qeveri teknike, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

22:55, 01/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale në këtë vend, do të formohet qeveri teknike.

“Duhet të kemi parasysh që gjatë muajve të pranverës kemi edhe festa fetare që bashkëqytetarët tanë i respektojnë, duke i marrë parasysh të gjitha këta supozime, do të vendoset edhe data, marrë parasysh që në ligjin tonë ekziston detyrimipër Qeveri teknike, ajo do të jetë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ashtu siç ka qenë deri më tani”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kovaçevski theksoi se zgjedhjet patjetër të mbahen pasi skadon mandati i presidentit dhe mandati i përbërjes se parlamentit.

“Se kur do të jenë saktësisht zgjedhjet, publiku do të mund të informohet kur të arrihet një marrëveshje për kohën e saktë. Kuvendi do të duhet ta marrë atë vendim dhe kryetari i Kuvendit do t’i shpallë zgjedhjet”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, duhet pasur parasysh se në muajt e pranverës ka edhe festa fetare të cilat qytetarët e vendit i respektojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco