Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

KAFE SHQETO/ Krijimi i qeverisë në Mal të Zi, flet analisti politik Gjokë Dukaj

10:05, 01/11/2023
A+ Aa A-

Në qeverinë e re malazeze për herë të parë në histori, shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër të dalë nga partitë nacionale që përfaqësojnë direkt ata, dhe ai do të jetë Nik Gjeloshaj. Përveç postit të zëvendëskryeministrit ai do të jetë edhe Ministër i Ekonomisë. Marash Dukaj Ministër i Administratës Publike ndërsa deputeti tjetër shqiptar, Fatmir Gjekaj, do të jetë Ministër i Pakicave.

Dhe për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘KAFE SHQETO, në SYRI.TV, analisti politik, nga Mali i Zi, Gjokë Dukaj. Pyetjes se qeveria e re e Malit të Zi, sa u takon të drejtave dhe pushteti të shqiptarëve në nivel përfaqësues a është lajmi i mirë apo më i keq apo neutral në raport me atë që kishim  në konfigurimin e më hershëm, Dukaj u përgjigj:

Vetëformimi i qeverisë pasi pothuajse gati 5 muaj të plotë nga mbatja e zgjedhjeve parlamentare këtu në Mal të Zi me 11 qershor duhet përshëndetur formimin e pushteti ekzekutiv. Se është lajm i mirë apo i keq për popullatën shqiptare këtu në Mal të Zi atë do ta dëshmojë koha.

Duke marrë parasysh përmbatjen e shumicës së re parlamentare këtu ne Mal të Zi ka vend për droje, ka vend për brengosje, ka vend ndoshta dhe për shqetësime duke marrë parasysh veprimtarinë politike të disa strukturave të cilat e përbëjnë shumicën e re parlamentare. Mirëpo në anën tjetër nëse marrim parasysh nënshkrimin e një marrëveshjeve të cilën e kanë firmosur dhe përfaqësuesit e partive shqiptare këtu të cilat janë të përfaqësuar  në parlamentin e Malit të Zi, pra nëse i referohemi përmbatjes së kësaj marrëveshje, atëherë duhet të besojmë pak se do të ketë një mbarëvajtje, ashtu ndoshta dhe të dëshirueshme në të ardhmen nga puna e qeverisë të pushteti ekzekutiv këtu në Mal të Zi duke marrë parasysh se këtu në Mal të Zi për një kohë të gjatë ndodhet në një krizë mjaft të thellë institucionale dhe tashmë është koha për zgjidhjen e ngërcit të asaj krize dhe të besojmë nëse Mali i Zi dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e mëtejshëm drejt integrimeve në Bashkimin Europian, atëhere ata që përbëjnë shumicën e re parlamentare sot duhet t’i përmbahen asaj marrëveshje të nënshkruar.

KAFE SHQETO: Qytetarët kanë protestuar kundër kryetarit të ri të Parlamentit, Andrija Mandic i cili është cilësuar besnik i presidenit rus Vladimir Putinit. Cili ka qenë reagimi i qytetarëve, një reagim konkret nëse ju keni diçka për të përcjellë?

Dukaj: Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviq, e mbështetur nga disa organizata jo qeveritare kanë organizuar një proteste në shenjë mos pajtimi lidhur me zgjedhjet më të reja nga shumica e re parlamentare këtu në Mal të Zi.

Siç dihet partia  e Gjukanoviq në 30 vite të plota ishte shtylla kryesore e pushteti këtu në Mal të Zi, kuptohet se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në çdo rast, kanë aryset e veta. Mirëpo duke menduar pak se çfarë mund të prodhojnë reagime të atilla të qytetarëve por edhe të subjekteve politike.

Kemi patur rastin të përcjellim seancën parlamentare me rastin e konstituimit të shumicës se rë parlamentare të zgjedhjes së qeverisë së re pra kemi përcjellur dhe jemi bindur se Partia  Demokratike e Socialisteve nuk e kanë ndryshuar retorikën e vet të opozitës të mëparshme këtu në Mal të Zi.

Kemi të drejtë të besojmë se ndoshta do të ketë edhe veprime të duhura në veprimtarinë e mëtejshme të udhëheqjes, pra dhe të qeverisë dhe të parlamentit këtu në Mal të Zi, besoj dhe duhet të mendoj se tashmë dhe ato partitë pro serbe të cilat kanë një veprimtari të gjatë në vijën e politikës zyrtare serbe këtu në Mal të Zi të besojmë pak se ndoshta janë bindur dhe kanë hetuar se duhet të ndryshojnë diçka në veprimtarinë e tyre politike nëse ja duan të mirë në radhë të parë Malit të Zi.

Të gjitha raportet nga Brukseli lidhur me rrugëtimin e Malit ë Zi sidomos gjatë këtyre tre vitet e fundit kanë konstatuar se ka një ngecje të theksuar në realizimin e reformave këtu në Mal të Zi dhe në atë që është përmbushja e kushteve të kërkuar nga Bruskeli nëse Mali i Zi sinqerisht dhe vërtetë dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco