Do të merrnin pjesë në një tubim të ekstremit të djathtë, arrestohen në aeroportin e Athinës 21 neonazistë italianë

Do të merrnin pjesë në një tubim të ekstremit të djathtë, arrestohen në aeroportin e Athinës 21 neonazistë italianë

08:48, 01/11/2023
A+ Aa A-

21 neonazistë italianë janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Të arrestuarit kishin arritur në qytet për të marrë pjesë në mitingun e ekstremit të djathtë në periferi të Neo Iraklio. Gazeta Kathimerini nuk specifikon se cilës organizate italiane i përkasin të arrestuarit.

Tubimi i sotëm u organizua nga rrjetet lokale të ekstremit të djathtë, si Fronti Helen dhe Autonomi i Athinës, për të përkujtuar vdekjen e dy militantëve nga partia neo-naziste, tashmë e shpërbërë Agimi i Artë, më 1 nëntor 2013.

Asokohe, dy militantë u qëlluan për vdekje jashtë selisë së partisë, ndërsa përgjegjësit për vrasjen nuk u identifikuan kurrë. Në vitin 2020, drejtuesit e Agimit të Artë u dënuan për pjesëmarrje në një komplot kriminal dhe partia u shpërbë. Sipas burimeve të Policisë Helenike, autoritetet kishin mbledhur informacione për arratisjen e 21 italianëve të ekstremit të djathtë, të cilët i ishin përgjigjur thirrjeve të organizatorëve të tubimit, dërguar nëpër Evropë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco