Boris Pejoviq dhe Zdenka Popoviq, zgjidhen nënkryetarë të Parlamentit të Malit të Zi

Boris Pejoviq dhe Zdenka Popoviq, zgjidhen nënkryetarë të Parlamentit të Malit të Zi

22:09, 30/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Boris Pejoviq dhe deputetja e Malit të Zi Demokratik, Zdenka Popoviq, janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.

Për Pejoviqin votuan 53 deputetë dhe Popoviqin 54.

Ata u zgjodhën me votat e të gjithë deputetëve të pranishëm të shumicës, si dhe atyre të partisë boshnjake.

Pejoviqi dhe Popoviqi bënë betimin e tyre, pas pauzës mbi dy orë që zgjati me kërkesë të kryetarit të ri të Kuvendit të Malit të Zi.

Kujtojmë se sonte është zgjedhur Andrija Mandiq kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ndërsa ky lajm nxiti turmën e qytetarëve të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit dhe të protestojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco