Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Maqedoni e Veriut/ Arrestohen 20 biznesmenë për evazion fiskal dhe pastrim parash

Maqedoni e Veriut/ Arrestohen 20 biznesmenë për evazion fiskal dhe pastrim parash

20:39, 30/10/2023
A+ Aa A-

Policia maqedonase ka ndaluar 20 biznesmenë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, ndërsa dyshohen për disa vepra penale, si: evazion fiskal, pastrim parash, falsifikim të faturave, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shifrën 8 milionë euro.

Prokuroria Themelore në Shkup njoftoi të hënën se nën hetim janë 26 pronarë dhe drjetues të 28 kompanive. Në operacionin e policisë i koduar me emri “Zinxhiri” autoritetet kanë siguruar disa dokumente, ndërsa arrestimet janë kryer në disa qytete.

Nga hetimet ka rezultuar se tre persona kanë krijuar skemën në vitin 2019 në qytetin Negotinë për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Me pas janë bashkuar edhe biznesmenë të tjerë ku qëllim kishin të përfitonin duke kryer evazion fiskal si dhe pastrim parash.

Prokuroria thotë se personat që janë nën hetim me vetëdije kishin përgatitur fatura me TVSH për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve por në të vërtetë për këto fatura nuk janë bërë pagesa.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e paraburgimit për 13 të dyshuar ; për njërin prej tyre arrest shtëpie, ndërsa të tjerëve iu është marrë pasaporta. Po ashtu, është kërkuar sekuestrimi i pasurisë për pesë persona dhe shtatë kompani.

Sipas Kodit Penal të Maqednisë së Veriut për këto vepra mund të dënohesh nga 1 deri në 10 vjet burg./ VOA/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco