Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Qeveria pranon kërkesën e opozitës/ Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria pranon kërkesën e opozitës/ Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

20:20, 30/10/2023
A+ Aa A-

Qeveria e Serbisë ka pranuar kërkesën e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Në kërkesën e dërguar drejt Presidentit të Republikës, propozohet shpërndarjs e Kuvendit Kombëtar dhe shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, raporton oreanda-news.

Në arsyetimin e qeverisë serbe thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”.

Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera thuhet se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për deputetë dhe se më 11 shtator, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë Presidentit të Republikës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco