Shkupi shpall persona 'Non Grata' tre diplomatë rusë

Shkupi shpall persona 'Non Grata' tre diplomatë rusë

21:41, 16/09/2023
A+ Aa A-

Tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ), në të cilën sqaruan se kanë thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike.

Vendimi erdhi pasi Maqedonia e Veriut i akuzon diplomatët për aktivitete që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si ‘persona non grata’ e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi.

Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco