Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Mitsotakis zbret në terren për të parë nga afër zonat e prekura nga zjarret dhe përmbytjet

Mitsotakis zbret në terren për të parë nga afër zonat e prekura nga zjarret dhe përmbytjet

13:12, 10/09/2023
A+ Aa A-

Kyriakos Mitsotakis do të zbresë të dielën pasdite në zonën e goditur nga përmbytjet.

Në orën 19:00, Mitsotakis do të bëjë deklarata nga Qendra e Koordinimit të Operacioneve, të cilat do të pasohen me njoftime për masat mbështetëse për të prekurit nga përmbytjet.

Numri i të vdekurve nga stuhia Daniel është rritur. Sipas mediave greke bëhet fjalë për 12 viktima.

Trupi i një 58-vjeçari është gjetur ditën e sotme në zonën e Kardicës.

Të shtunën u gjet trupi i një 77-vjeçari të zhdukur në detin Egje. Numri i të zhdukurve është rritur në pesë, por mund të ketë edhe më shumë.

Të hënën, kryeministri do të vazhdojë me një vizitë në Evros dhe parkun kombëtar të Dadias në Greqinë verilindore, i cili u godit rëndë nga zjarret në tre javët e fundit.

Zëdhënës i qeverisë ka bërë me dije se zgjedhjet komunale nuk do të shtyhen, por do mbahen më 8 tetor ashtu siç është planifikuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco