Atentat mafioz në Selanik, vritet 41-vjeçari. Viktima eci disa metra, pastaj…

Atentat mafioz në Selanik, vritet 41-vjeçari. Viktima eci disa metra, pastaj…

20:11, 04/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik.

Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault pa targa.

Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili lëvizte me motor dhe sapo kishte hequr kaskën.

Një nga plumbat e kapi viktimën në shpinë duke i prekur zemrën, ndërkohë që një tjetër e goditi në shpatull.

 

Viktima zbriti nga motorri, eci për pak metra dhe më pas u rrëzua në tokë i vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco