Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe

Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe

13:00, 04/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ndonëse në të janë dy të sanksionuarit e SHBA-së, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq, shkruan Gazeta Express.

Deputeti gjerman ka shprehur habinë e tij të madhe për një qëndrim të tillë të politikanit spanjoll duke e cilësuar qasjen e Borell si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

Butikofer tutje ka pyetur se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”, raporton Express.

“Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e mëritura nga Milos Vuçeviq i cili sinjalizon qartë se : Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, shkruan politikani gjerman./GazetaExpress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco