Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Favorit për kreun e SYRIZA, biznesmeni gay që kërkon rilindje të Greqisë

Favorit për kreun e SYRIZA, biznesmeni gay që kërkon rilindje të Greqisë

16:25, 29/08/2023
A+ Aa A-

Pas humbjes dërrmuese në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe dorëheqjes së Alexis Tsipras, SYRIZA ka hyrë në një proces të brendshëm reformimi që nis fillimisht me zgjedhjen e kryetarit të saj të ri. Në minutat është regjistruar një kandidat i pestë në garën për kreun e partisë më të madhe të opozitës në Greqi. Stefanos Kasselakis njoftoi sot ambicien e tij për të qenë lideri i SYRIZA. 35-vjeçari ka marrë një vëmendje të gjerë në mediat helene duke u portretizuar si një yll në ngjitje në radhët e të majtës dhe favorit për lider opozite.

Kush është Stefanos Kasselakis

Kandidat me fytyrë rë freskët dhe që pozicionohet si një njeri i bërë vetë, që mbështet barazinë sociale, ndarjen e shtetit nga kisha dhe heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përmes një video të postuar në faqen e tij në Facebook, ai zbulon më shumë nga jeta e tij prej kur ishte fëmijë në Kretë, studimet në SHBA dhe më pas si investitor në fushën e transportit detar. Veç kësaj ai ekspozon edhe partnerin tij, duke theksuar se “nuk ka një axhendë gay, por një axhendë njerëzore”. Krejt i shpenguar dhe mendjehapur, 35-vjeçari shfaqet në emisione televizive me partnerin e tij mjek.

Për një farë kohe ai ka pasur një përvojë pune edhe në SHBA te Goldman Sachs, si dhe një angazhim politik të përkohshëm në radhët e vullnetarëve të Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2008 në SHBA

“Jam i vetëdijshëm se nuk kam përvojë në parti politike. Përvoja ime është në punë dhe në jetën shoqërore. Kandidatura që po parashtroj tani tregon një rrugë tjetër; nga shoqëria për shoqërinë. Kanë humbur disa breza. Ka ardhur koha për të ndërtuar ëndrrën greke për të cilën kemi kaq shumë nevojë”, thotë ai në videon e cila brenda pak orësh nga publikimi ka marrë disa dhjetra mijëra shikime.

Kandidati që flet për rilindje të Greqisë dhe shigjeton Mitsotakis

Në video-mesazhin e tij të parë si kandidat i SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis flet për rilindje të Greqisë, si dhe etiketon kryeministrin aktual si të trashëguar në pushtet prej dinastisë së familjes së tij, ndërkohë ai është një njeri i bërë vetë.

“Doni të vendosni përballë Mitsotakis të trashëguar një njeri të bërë vetë? Doni të vendosni përballë Kryeministrit një njeri që merr vesh më shumë nga ekonomia sepse ka punuar dhe ka shërbyer? Doni të vendosni përballë Mitsotakis dikë që të fitojë? Unë kam energjinë për t’i dalë përballë dhe nuk mund të më blejnë siç nuk blenë dot as Alexin (Tsipras). Shkojmë bashkë me plan konkret. Ëndrra greke nuk ka humbur. As SYRIZA. Koha që të rilindim, koha që SYRIZA të jetë sërish fituese”, thotë Kasselakis.

Kritikat

Edhe pse 35-vjeçari ishte kandidat për deputet në listën e zgjedhjeve të këtij vitit, tani që kërkon lidershipin e partisë së tij është normale të marrë më shumë vemendje dhe të shkaktojë debat. Një pjesë e shoqërisë konservatore greke e ka të vështirë ta pranojë për shkak të orientimit të tij seksual. Ndërkohë të tjerë dhe sidomos mediat pro qeveritare të së djathtës nuk gjejnë dot një lidhje mes profilit të tij si sipërmarrës dhe njeri i suksesshëm prej sistemit kapitalist në SHBA e më pas në Greqi dhe të qenit kryetar i një partie të majtë si SYRIZA. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse anëtarët e partisë së tij do ta mbështesin apo jo me votë pas disa ditësh.

Zgjedhjet

Krahas 35-vjeçarit Stefanos Kasselakis në garë për lidershipin e SYRIZA-s janë edhe Efi Achtsioglou, Euclid Tsakalotos, Nikos Pappas, and Stefanos Tzoumakas. Anëtarët e partisë do të zgjedhin kryetarin më 10 shtator dhe nëse është e nevojshme për raund të dytë mes kandidatëve të shpallur ai do të zhvillohet më 16 shtator. Ndërkohë këtë të mërkurë pritet të ketë një debat publik mes pesë kandidatëve të SYRIZA. Ish-lideri, Alexis Tsipras, nuk ka marrë deri më tani asnjë qëndrim publik se cili është kandidati i tij i preferuar në këtë garë dhe ndoshta s’ka për të ndodhur. Komentatorët politikë thonë se Stefanos Tzoumakas është në fakt një nga prurjet e tij në SYRIA si pjesë e programit për të rikthyer grekët e suksesshëm nga diaspora. Duhen pritur edhe disa ditë të tjera për të mësuar se cili do të jetë kreu i ri i opozitës greke

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco