Greqia prej 10 ditësh në flakë, rreziku ende i lartë, zjarrfikësit në betejë për të neutralizuar zjarret

Greqia prej 10 ditësh në flakë, rreziku ende i lartë, zjarrfikësit në betejë për të neutralizuar zjarret

09:00, 28/08/2023
A+ Aa A-

Greqia prej 10 ditësh vijon të përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin. Situata raportohet shumë e vështirë në Evros dhe në Rodopi.

Zjarrfikësit i kanë përqendruar forcat e tyre në veriperëndim të zonës së Kotronia të Evros drejt Dadias.

Shqetësuese raportohet situata në drejtim të jugut për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë zonën. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku ende mbetet shumë i lartë në zonat më të mëdha të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco