Vendi ynë nisi ndihma për shuarjen e zjarreve në Greqi, Mitsotakis: Mirënjohje për mbështetjen. Faleminderit Shqipëri!

Vendi ynë nisi ndihma për shuarjen e zjarreve në Greqi, Mitsotakis: Mirënjohje për mbështetjen. Faleminderit Shqipëri!

18:54, 23/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka falënderuar partnerët për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin fqinj prej disa ditësh.

Mes tyre Mitsotakis ka shprehur mirënjohjen edhe për Shqipërinë për mbështetjen e dhënë.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin e 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve që na u bashkuan teksa po luftojmë zjarret në Aleksandropolis. Faleminderit Shqipëri”, shkruan ai.

Ai gjithashtu thekson se ekipet zjarrfikësi, helikopterë Forca të Armatosura janë të angazhuar për të vënë në kontroll vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në vende të ndryshme në Greqi.

“Ndërsa Greqia lufton me zjarret në pyje, zjarrfikësit, pilotët, policët dhe gratë po punojnë pa u lodhur për të mbrojtur jetët, pronat dhe pyjet tona. Ata nuk janë vetëm. Pranë tyre qëndrojnë partnerët dhe aleatët. I falënderojmë për ndihmën e tyre”, thotë më tej kryeministri grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco