Vuçiç: Dy shteteve të BE-së dhe Ukrainës po u bëhet presion të njohin Kosovën

Vuçiç: Dy shteteve të BE-së dhe Ukrainës po u bëhet presion të njohin Kosovën

17:18, 23/08/2023
A+ Aa A-

Katër shteteve, prej të cilave dy nga Bashkimi Europian dhe Ukrainës po u bëhet presion për të njohur Kosovën.

Këtë e pohoi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit në Beograd nga takimi informal i Athinës.

‘Unë jam duke kërkuar të marr atë që është më e mira për Serbinë’, u shpreh ai duke folur për rezultatin e darkës në Greqi.

Vuçiç shtoi se askush prej të pranishmëve në Athinë nuk e dënoi atë që ai e konsideroi ‘dhunë ndaj serbëve në Kosovë dhe shkelje të të drejtave të njeriut’.

 ‘Disa më thonë: ‘Kurtit i thashë këtë dhe atë’, por në darken informale atmosfera ishte krejt ndryshe’, shtoi presidenti serb, duke treguar edhe njëherë se ka pasur përplasje verbale mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të vizitës së këtij të fundit në Tetovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco