Samiti në Athinë/  Vuçiçi: Greqia s’e njeh Kosovën. Ftesa për Prishtinën e çuditshme!

Samiti në Athinë/ Vuçiçi: Greqia s’e njeh Kosovën. Ftesa për Prishtinën e çuditshme!

19:16, 21/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç teksa ndodhet në Athinë i ftuar në darkën me liderët rajonalë e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nuk la pa komentuar edhe pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Vuçiçi e ka cilësuar si një takim të çuditshëm, pasi sipas tij nuk e kupton arsyen përse është e ftuar Prishtina, kur sipas tij Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën.

“ Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht. Kosovë”, ka thënë Vuçiçi.

Vuçiçi gjithashtu është shprehur se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare, duke shtuar se takimi i sotëm në Athinë nuk do të jetë e lehtë për Beogradin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco