Greku kthen 'bishën' 180 mijë euro në taksi për turistët, për udhëtimin më luksoz në Europë

Greku kthen 'bishën' 180 mijë euro në taksi për turistët, për udhëtimin më luksoz në Europë

18:42, 15/08/2023
A+ Aa A-

Është mëngjes i së dielës në Areopolin e përgjumur. Vetëm kambanat e kishës mund të dëgjohen duke thirrur besimtarët.

Por një lloj tjetër zhurme dëgjohet duke u afruar nga diku larg.

Një ulërimë e fortë që tërheq vëmendjen e gjithkujt. Diçka që nuk e pret ta dëgjosh në një moment të tillë qetësie. Diçka që të rrënqeth dhe të lë të shtangur.

Pak më tutje kur e sheh të parkuar në sheshin e Areopolis një Mercedes E 63 S 4MATIC ngjyrë gri e kupton se nga vinte ajo zhurmë.

Por, ajo çka të çudit është shenja “TAXI” sipër mjetit luksoz.

Si është e mundur kjo?

Një taksi me motor V8, 4 litra dhe 612 kuaj fuqi, e po ashtu me konstruksion të pastër sportiv.

Ja që në Areopoli ajo ekziston vërtetë dhe tashmë njihet si taksia më “ekzotike” që ekziston në Greqi.

Pronari i saj është Christos Kalapotharakos, i cili ka treguar si i lindi ideja për të kthyer AMG-në e tij luksoze në një taksi në shërbim të turistëve.

Sipas Christos, AMG-ja e tij E 63S është blerë në Greqi rreth 180 mijë euro. Ai e përdor makinën për transport VIP.

Dhe këta VIP-a janë me fat pasi do t’u tregojnë miqve të tyre për një udhëtim në taksinë më ekstreme që kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre në një vend magjik plot me gurë dhe mite në jug të Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco