VIDEO/ Ja momenti kur avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë në Greqi

16:16, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një avion kanadez që po shuante zjarrin mbi qytetin Karistos, pranë Athinës, është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë duke lënë të vdekur dy pilotët.

Në video shihet se avioni ka goditur me krah një pemë, duke bërë që ajo të humbasë kontrollin dhe të rrëzohet.

Pamjet e tmerrshme tregojnë avionin duke u përpjekur të ngrihet, por në vend të kësaj fillon të bjerë dhe përfundimisht godet në tokë dhe zhduket.

Zjarret në pyje kanë pushtuar prej ditësh në të gjithë Greqinë dhe situata më e rëndë është në ishullin Rodos, ku zjarri shkatërroi rreth 145 mijë hektarë.

Nga kjo, 2,800 hektarë ndodhen brenda katër zonave të mbrojtura, dhe 13,700 hektarë të tjerë janë brenda dy rezervave të kafshëve të egra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco