Gabriel Escobar në Dubrovnik, kë takoi nga vendet e rajonit...?

Gabriel Escobar në Dubrovnik, kë takoi nga vendet e rajonit...?

17:16, 08/07/2023
A+ Aa A-

Në Forumin e Dubrovnikut ka udhëtuar edhe zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Ai mbrëmë në Zagreb gjatë një bisede me gazetarë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Veri, duke thënë se tri pikat e BE’së janë recetë për deeskalim.

Sipas tij, Vuçiq ka dhënë sinjale se do t’i pranojë propozimet e Kryediplomatit të BE’së Josep Borrell, ndërsa ka thënë se Kurtin akoma duhet bindur.

Sot, Escobar ka pasur takime me përfaqësues të vendeve të rajonit përfshirë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministrin e Jashtëm të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Në Forumin e Dubrovnikut ka qëndruar edhe kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla-Shwarz, e cila ka folur në një panel ndërkohë që e ka falënderuar Kroacinë për ftesën.

Në Forum kanë marrë pjesë edhe Borrell edhe Lajçak, të cilët situatën në Veri të Kosovës e kanë ngritur në takimet që kanë zhvilluar.

Kosova po përballet me masa të BE’së dhe SHBA’së për shkak se kryeministri Kurti s’po i pranon propozimet e BE’së për Veriun. Këto masa përfshijnë edhe kufizimin e vizitave me zyrtarë të Uashingtonit dhe Brukselit përveç takimeve eventuale që kanë për qëllim bisedimet për uljen e tensioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco