Sulmi ndaj gazetarëve/ KFOR: Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore që duhet të respektohen nga të gjithë

Sulmi ndaj gazetarëve/ KFOR: Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore që duhet të respektohen nga të gjithë

16:08, 17/06/2023
A+ Aa A-

KFOR dënon sulmet ndaj gazetarëve: Policia mbetet përgjegjëse për sundim të ligjit në gjithë Kosovën

KFOR-i tha se dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, raporton Express.

KFOR tregoi edhe pse nuk ka reaguar kur gazetarët u sulmuan dje.

“Pas incidenteve të 29 majit, kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë vendosur rreth ndërtesave të komunave veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”.

KFOR thotë se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”.

Kjo deklaratë e KFOR vjen pas sulmeve të djeshme të gazetarëve në Leposaviq. Në disa pamje që u publikuan nga atje shihej që ushtarët prezentë të KFOR-it nuk reaguan derisa gazetarët iknin nga sulmet.

KFOR-i thotë se vazhdon të kryejë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 dhe se “mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë përpara”.

Gjithashtu, në përgjigje thuhet se komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco