Zbehen shpresat për të tjerë të mbijetuar në Pylos, OKB thirrje për veprim urgjent

Zbehen shpresat për të tjerë të mbijetuar në Pylos, OKB thirrje për veprim urgjent

12:45, 17/06/2023
A+ Aa A-

Të afërmit e emigrantëve të cilët ende rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së anijes në Pylos në pjesën jugore të Greqisë, vijojnë kërkimet.

Babai i një 25-vjeçari pakistanez i cili rezulton i zhdukur shprehet se djali i tij ishte joshur nga trafikantët teksa ata i kishin premtuar një udhëtim të sigurt drejt Europës.

“Ai nuk kishte asnjë dokument udhëtimi, një kartë identiteti ose pasaportë dhe ata e larguan nga Faisalabad. Unë u përpoqa ta ndaloja; i thashë ta harronte të gjithë këtë gjë. Por trafikanti duket sikur ja kishte shplarë mendjen nëse mund të shprehem kështu duke i thënë: “Do të jeni në Eupë për vetëm dy deri në tre ditë. E gjithë kjo është shumë e gabuar. Qeveria duhet të godasë trafikantët.”

Shahid Mehmood i ka humbur shpresat se trupi i djalit të tij do gjendet teksa kanë kaluar tre ditë nga tragjedia. Të njëjtin fat kishin edhe Ahmed Sokeina dhe Sameh Osama Khalil, të dy miq të ngushtë 19 vjeç që ishin në bord. 

Familjarët dhe miqtë janë ende në pritje pasi ende nuk kishte asnjë lajm për fatin e tyre. Ata thonë se të dy po shkonin në Evropë për të filluar një jetë të re dhe për të ndihmuar familjet financiarisht.

“Gjithçka që duam është të dëgjojmë zërin e tij, të sigurohemi që ai është mirë. Nëse e dëgjojmë zërin e tij, atëherë gjithçka do të jetë në rregull, nëse autoritetet duan ta deportojnë atë, le t’i lejojnë ata, le të kthehet mes nesh këtu.”

Ndërkaq, autoritetet greke kanë hedhur poshtë pretendimet se anija u përmbys pasi roja bregdetare u përpoq ta tërhiqte atë. Mediat greke shkruajnë se të mbijetuarit kanë deklaruar se roja bregdetare u kishte hedhur një litar njerëzve në varkë dhe për shkak se ata nuk dinin si ta tërhiqnin litarin, anija filloi të anohej djathtas e majtas dhe më pas u mbyt.

Autoritetet greke janë shprehur gjithashtu se shpëtimtarët nuk mund të ndërhynin shumë shpejt sepse njerëzit në varkë refuzuan vazhdimisht ndihmën, por ekspertët ligjorë dhe organizatat për mbrotjen e refugjatëve shprehen se kjo nuk ishte justifikim.

Autoritetet kanë konfirmuar 79 vdekje dhe thanë se 104 të mbijetuar  kryesisht nga Siria, Egjipti dhe Pakistani por numri i të zhdukurëve besohet të jetë rreth 500 ku mes tyre në atë anije ndodheshin 100 fëmijë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për “veprim urgjent dhe vendimtar” që duhet të ndërmerret nga Bashkimi Evropian për të parandaluar vdekjet e mëtejshme në Mesdhe. UNHCR dhe OKB kanë deklaruar se shtetet kanë detyrimin të ofrojnë ndihmë për ata që janë në rrezik në det, pavarësisht nga kombësia, statusi ose rrethanat në të cilat gjenden dhe pavarësisht qëllimet që ata kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco