Të shtëna në një shkollë fillore në Bosnje-Hercegovinë, disa të plagosur. Autori dyshohet një nxënës i mitur

Të shtëna në një shkollë fillore në Bosnje-Hercegovinë, disa të plagosur. Autori dyshohet një nxënës i mitur

10:41, 14/06/2023
A+ Aa A-

Bosnje Hercegovinë- Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës, ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç.

Deliç ka bërë të ditur se ka persona të lënduar.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliç në Facebook.

“Pacienti me inicialet O.N. është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës për shkak të plagës me armë zjarri në qafë. Pacienti është intubuar dhe operacioni është në zhvillim e sipër”, njoftojnë nga Qendra Klinike Universitare Tuzllës.

Pacienti është i intubuar, operacioni është aktualisht në vazhdim, thuhet në deklaratën e spitalit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco