Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rrobat e lagura të perandorit

Rrobat e lagura të perandorit

20:34, 29/05/2023
A+ Aa A-

Nga Thomas Roser, Frankfurter Rundschau

Reshjet e dendura përshpejtuan votimin e beogradasve me këmbët e tyre. Edhe përpara se kreu i plotfuqishëm i shtetit të Serbisë, Aleksandar Vuçic të merrte fjalën, shumë nga dëgjuesit e tij të detyruar, të cilët ishin sjellë me autobusë nga i gjithë vendi, ia kthyen shpinën: Edhe përpara fillimit të mitingut në shkallë të gjerë të organizuar nga partia qeverisëse SNS të premten në mbrëmje, masat e laguara po lëviznin në kolona të gjata nëpër urat e lumit Sava, duke u kthyer në autobusët e tyre- dhe nuk u zmbrapsën as nga oficerët muskulozë të zbatimit të ligjit.

Në vend të 250 mijë që shpresonte SNS, vetëm 40 deri në 45 mijë fansa të presidentit vërshuan në atë që supozohej të ishte demonstrata më e madhe e të gjitha kohërave në Serbi- jo e mjaftueshme për pretendimet e një partie që dyshohet se ka 700 mijë anëtarë. Në marshimin e katërt protestues ‘Serbia kundër dhunës’, një ditë më vonë, opozita e copëtuar ngriti lehtësisht një numër të ngjashëm njerëzish në këmbë, pavarësisht shiut të vazhdueshëm- edhe pa shpërblimet dhe kërcënimet me të cilat SNS u përpoq të mbushte autobusët.

Pas përfundimit të demonstratës së dështuar, me të cilën ai në të vërtetë donte të mbështeste pretendimet e tij për plotfuqishmëri, kreu i shtetit lëkurëhollë dhe kolerik, thuhet se është tërbuar. Siç është njoftuar vazhdimisht vitet e fundit, Vuçic ia dorëzoi drejtimin e partisë SNS të besuarit të tij dhe ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç. “E njëjta parti, paketim ndryshe”, komentonte gazeta ‘Danas’ ndryshimin e dukshëm në drejtim. Në fakt, Vuçiç mbetet njeriu më i fuqishëm në shtet- dhe në partinë e tij. Por gjërat nuk po shkojnë mirë për dominuesin e Serbisë.

Nuk ka më frikë nga represioni

Vuçiç është gjithnjë e më i izoluar në Perëndim për shkak të refuzimit të tij për të pranuar sanksionet kundër Rusisë. Mirëkuptimi për taktikat e tij vonuese në kërkim të një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit të Kosovës, po pakësohet gjithashtu. Dhe brenda vendit, gjithashtu, Vuçiç po ndjen erën që i fryn kundër. Nuk është vetëm zemërimi për dy vrasjet masive në fillim të muajit që po i nxjerr serbët në rrugë, por edhe zemërimi i ndrydhur për dominimin e medieve, vënien nën kontroll të gjyqësorit, korrupsionin dhe vetëpasurimin e hapur në shtetin njëpartiak. Goditës është fakti se gjithnjë e më shumë njerëz po guxojnë të refuzojnë haptazi të ndjekin babanë autokrat të vendit pa frikën e shtypjes dhe represionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco