Tensionet në veri të Kosovës, dy protestues serbë të plagosur pas përplasjes me KFOR-in, një në gjendje të rëndë

Tensionet në veri të Kosovës, dy protestues serbë të plagosur pas përplasjes me KFOR-in, një në gjendje të rëndë

19:28, 29/05/2023
A+ Aa A-

Pak më parë u raportua për një përshkallëzim të situatës në Zveçan, një nga katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe.

Mediat serbe raportojnë se si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe KFOR, kanë mbetur të plagosur 2 serbë, një prej të cilëve raportohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Situata u tensionua kur protestuesit nisën të hedhin në drejtim të kordonit të KFOR mjete piroteknike, çka bëri që KFOR të përgjigjet me gaz lotsjellës.

Raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s.

Disa autoambulanca janë parkuar në qendër të qytetit dhe mjekët u japin ndihmën e parë të lënduarve nga gazi lotsjellës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco