Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Qytetarët serbë dorëzojnë 13.500 armë ilegale pas të shtënave masive

Qytetarët serbë dorëzojnë 13.500 armë ilegale pas të shtënave masive

08:50, 15/05/2023
A+ Aa A-

Autoritetet serbe postuan fotografitë e mijëra armëve, raketave antitank dhe granata të dorëzuara nga qytetarët, pas vrasjeve masive që tronditën vendin.
 

Qeveria shpalli një periudhë amnistie njëmujore për qytetarët që të dorëzojnë armët e tyre të paregjistruara si pjesë e një goditjeje ndaj armëmbajtjes, pas dy të shtënave që ndodhën në dy ditë në maj, duke shkaktuar 17 të vdekur, shumë prej të cilëve ishin fëmijë.
 
 Presidenti Aleksandar Vuçiç, qeveria e të cilit është përballur me presionin publik pas të shtënave masive në një shkollë të Beogradit dhe dy fshatra, shoqëroi zyrtarët e lartë të policisë për të parë grupin e armëve të rreshtuara pranë qytetit të Smederevo, rreth 50 kilometra (30 milje) larg Beogradit.

Sipas të njëjtave informacione, zyrtarët thanë se serbët kanë dorëzuar rreth 13.500 armë që nga fillimi i amnistisë më 8 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco