E rëndë në Greqi, babai e harron në makinë për tre orë, ndërron jetë foshnja 5 muajshe

E rëndë në Greqi, babai e harron në makinë për tre orë, ndërron jetë foshnja 5 muajshe

19:46, 09/05/2023
A+ Aa A-
​Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një foshnjë 5 muajshe ka humbur jetën, pasi babai e harroi në makinë për tre orë.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Artës, ku babai ka harruar fëmijën e tij në makinë, konkretisht në sediljen e pasme.

Ai është kujtuar pas tre orësh për foshnjën e tij vetëm 5 muajsh dhe kur është kthyer tek makina e ka gjetur fëmijën pa ndjenja.

Foshnja ishte pa ndjenja dhe kishte shkumë nga goja dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua i vdekur.

Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco