Përplasja e trenave në Larisa: I vetmi i mbijetuar i vagonit të parë mbetet në gjendje kritike

Përplasja e trenave në Larisa: I vetmi i mbijetuar i vagonit të parë mbetet në gjendje kritike

16:14, 05/03/2023
A+ Aa A-

Gjendja e studentit 20-vjeçar Gerasimos - Iason Georgiadis, i cili ndodhet i shtruar në reanimacion, mbetet stabël, por kritike.

Studenti është i vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i trenit fatal. Ditën e djeshme u raportua se një tentativë për entubimin e tij ishte e pashmangshme. Por halla e tij ka shkruan në Facebook se kjo nuk është e vërtetë.

“Shpresoj që lajmet e rreme të rezultojnë moj jenë të vërteta. Ata luajnë me dhimbjen tonë!”, ka shkruar halla e tij.

Për të pestën ditë Gerasimos vijon të luftojë për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku iu nënshtrua dy operacioneve pasi pësoi dëmtime të rënda në tru.

Mjekët njoftuan se ai qëndron në reanimacion dhe gjendja e tij është stabël.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco